KreuCelebrity

Nevina Shtylla zbulon arsyen e largimit nga televizioni!

Moderatorja simpatike Nevina Shtylla këtë fundjavë ka zgjedhur ta kalojë në breg të detit. E teksa shijonte diellin dhe aromën e detit ajo vendosi të zhvillonte një bashkëbisedim me ndjekësit e saj në Instagram.

Nevina Shtylla është larguar nga programi e “E diell” dhe patjetër që bukuroshja i mungon ekranit dhe fansave. Teksa një nga fansat e pyet për arsyen e largimit nga ekrani, moderatorja shprehet se kishte nevojë për pak pushim dhe së shpejti do të vijë me një projekt personal.

“Sepse më duhet pak pushim pas 6 viteve në ekran dhe ndërkohë jam fokusuar maksimalisht në një projekt timin personal të cilin do ta ndaj me ju shumë shpejt”, shkruan ajo.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF