KreuCelebrity

Sa shpejt e kaloi! Pak ditë pas ndarjes nga Alex, JLO “kapet mat” me ish-in!

Nuk ka shumë që u nda nga Alex Rodriguez, me të cilin kishin thurur edhe plane dasme, dhe Jennifer Lopez është “kapur mat” duke u shoqeruar me ish të dashurin, Ben Affleck! Burime pranë tyre rrëfejnë se aktori i ka qendruar pranë këto ditë duke u përpjekur ta bëjë të ndihet mirë.

Madje sipas mediave rozë, ai ka qenë dhe në shtëpinë e saj në Los Angeles, ndërsa mbrëmjen e së premtes u panë teksa shkonin në lokalin e këngëtares. Page Six pretendon se këngëtarja dhe aktorja e njohur ishte për darkë me Alex në 23 prill në Bel Air, aty ku kishin qenë bashkë për herë të parë në 2017-tën, por një ditë përpara se të ndodhte kjo, në të njëjtin vend ishte diktuar Affleck duke dalë nga një makinë e bardhë.

Por a ka vetëm miqësi mes tyre apo po rikthehet “flaka” e vjetër e dashurisë, kjo nuk dihet ende dhe mbetet për t`u parë!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF