KreuCelebrity

Soni shmang pyetjen për partnetin, a janë ndarë?

Soni Malaj ishte e ftuar tek “Rudina” për të folur mbi projektin e saj të ri, baladën “Versioni im”, me të cilën konkuron në “Kënga Magjike 2021 “. Është një krijim ku flitet për një lidhje toksike, në të cilën vajza përkushtohet e jep gjithcka, por nga partneri nuk merr asgjë në këmbim. Soni pohoi se kur dëgjoi në fillim këngën në studion e “Three Dots” u përlot.

Ai që më goditi ishte teksti, për mua kanë shumë rëndësi tekstet, më pëlqeu që ishte një këngë që fliste për një lidhje toksike, pavarësisht se ishte një lidhje që kishte nisur nga një dashuri shumë e madhe, por njëra palë mundohet ta mbajë më shumë sesa pala tjetër. Ndonjëherë këto marrëdhëniet e dashurisë që merren pastaj të mirëqena dhe për njërin nga partnerët bëhet shumë e lodhshme për ta mbajtur. Më pëlqeu, ishte shumë e bukur”, tha ajo. Ndërkohë, gjatë bisedës i shmangu pyetjet rreth partnerit të vet prej 6 vjetësh, Klevit. Kane qarkulluar prej disa ditësh fjalë se marrëdhënia e ciftit ka hyrë në krizë, por Soni vetë refuzoi t`i përgjigjej Rudinës dhe nuk e përmendi të dashurin, cka ngriti dyshimet se dicka, dicka edhe mund të jetë e vërtetë!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF