KreuCelebrity

Pas ndarjes nga Jennifer LopeZ, Alex bën ndryshimin në pamje dhe duket shumë mirë!!

Alex Rodriguez nuk po e përjeton dhe aq keq ndarjen nga Jennifer Lopez, ose të paktën këtë po përpiqet të tregojë!

Ai është shfaqur me një look të ri së fundi, dhe me mjaft kilograme te hequra, e të gjithë janë dakord se duket më mirë se përpara! Dy foto të realizuara njëra dhjetorin e vitit 2020 dhe tjetra tani në prill, tregojnë qartë ndryshimin.

 

 

A post shared by Alex Rodriguez (@arod)

Pasi e mohuan një herë lajmin e ndarjes së tyre, Jennifer dhe Alex në fund e konfirmuan se kanë vendosur të shkojnë secili në rrugë të vet, edhe pse sic thanë, do të vazhdojnë të mbeten miq. “Kemi kuptuar që shkojmë më mirë si miq dhe të tillë do të mbetemi. Do të vazhdojmë të punojmë bashkë dhe të mbështesim njëri-tjetrin në punët, bizneset dhe projektet tona. I urojmë më të mirën njëri-tjetrit dhe fëmijëve të secilit. Në shenjë respekti, komenti i vetëm që kemi për ju është faleminderit të gjithëve atyre që na kanë mbështetur me fjalët dhe mirësinë e tyre,”- thanë ata.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF