KreuCelebrity

Përse Princ Harry prej 20 vitesh mban të njëjtin byzylyk në dorë!

Në fotot e shumta të Princ Harryt që qarkullojnë në internet vihet re që pavarësisht veshjes apo eventit në të cilin Harry është shfaqur në dorën e tij ndodhet gjithmonë i njëjti byzylyk.

Në fakt nuk bëhet fjalë thjesht për një aksesor të preferuar, por në rastin e djalit të vogël të Princeshë Diana, ky aksesor duket se e lidh shpirtërisht Harryn me të ëmën. Ai e ka marrë byzylykun në udhëtimin e tij të parë në Afrikë në vitin 1997, pak pasi Diana vdiq në aksidentin tragjik.

“Unë erdha për herë të parë në Afrikë në vitin 1997, menjëherë pas vdekjes së nënës sime. Babi na tha mua dhe vëllait tim që të paketonim çantat tona, po shkonim në Afrikë për t’u larguar për pak.”; ka treguar Harry gjatë një interviste të dhënë në vitin 2017.  William dhe Harry besohet se kanë marrë byzylykët metalikë tradicionalë gjatë asaj kohe.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF