Kate Middleton është kthyer ngadalë në një ikonë të stilit që prej kohës kur është bërë pjesë e familjes mbretërore britanike. Dukesha e Kembrixhit e rrëmben të gjithë vëmendjen kur shfaqet në publik, e kjo ndodhi edhe në rastin më të fundit, kur vizitoi së bashku me të shoqin, princin William, skuadrën e Air Training Corps. 39 vjecarja ka “ricikluar” për këtë rast një pardesy stil “ushtarak” me dy rreshta paralele kopsash përpara, të rrumbullakosur në pjesën e fytit. Pardesynë Dolce & Gabbana, Kate e pati veshur edhe në 2017-tën, gjatë Remembrance Sunday. E kotë të themi se dukej po aq mirë!



















