Një javë më parë dyshja e fasmhme e showbiz-it botëror Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez konfirmuan se i kane dhënë fund romancës së tyre katër vjeçare. Ndonëse detaje dhe arsye arreth ndarjes ata preferuan të mos i thonin publikisht, burime pranë çiftit kanë bërë me dije se mungesa e sigurisë për partnerin nga ana e divës latine ka çuar në krisje të kësaj marrëdhënie.
Gjatë deklaratës së ndarjes ata u shprehën se do të mbeten miq të mirë, e duket se këtë deklaratë e kanë ënë në zbatim menjëherë.
Mediat e huaja raportojnë se këtë fundjavë ish-çifti është parë të drekojë sëbashku në një prej hoteleve luksoze në Los Angelos.
Ndërkohë, një burim tha ‘Page Six” mes Lopez dhe Rodriguez: “Dukej se ende kishte dashuri dhe respekt mes tyre”.
Ende nuk dihet arsyeja e këtij takimi miqësor, megjithatë dyshja po vazhdon të punojnë së bashku në projekte të ndryshme biznesi.



















