KreuCelebrity

Meghan fotografohet me barkun e rrumbullakosur ( dhe mjaft të madh)!

Meghan Markle u fotografua me djalin e saj, Archie-n në krahë dhe të gjithëve u ra në sy barku i Dukeshës: Meghan pritet të lindë në verë, por duket sikur është që tani në fundin e shtatzanisë!

Meghan ishte veshur ‘casual’ me xhinse, një bluzë të zezë, e pardesy ngjyrë ushtarake, ndërsa ishte e pamundur të mos binte në sy fakti që Archie është rritur shumë e është bërë një vogëlush mjaft i këndshëm!

Këto janë fotot e para të Meghanit që prej intervistës së dhënë për Oprah, ku bëri disa pohime që e tronditën thellësisht familjen mbretërore. Dukesha aludoi se ishte përballur me komente raciste për ngjyrën e lëkurës që do të kishte i biri kur të vinte në jetë, por më vonë u tha se ajo e kishte keqkuptuar situatën. Në të njëjtën intervistë, dyshja zbuloi se presin tani të bëhen prindër të një vajze!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF