
E njohim sot si një moderatore shumë të suksesshme televizive, por për ata që nuk e dijnë, Alketa rrugëtimin e saj të gjatë e ka nisur nga radioja! Ajo ka qenë ndër të parat që u bë pjesë e “Top Albania Radio”, e pas kaq vitesh në ekran, nuk i ka rezistuar dot dëshirës për t`iu rikthyer dashurisë së vjetër. Lajmin e dha vetë përmes një postimi në Instagram, i cili padyshim i ka entuziasmuar adhuruesit e saj. “Cdo te premte ora 19.00 ne @klanradio. “Me duaj me kengen tende” me mua Alketen! Frekuenca 92.9 FM. Na degjoni ne Radion Kombetare Klan nga cdo cep i Shqiperise dhe Live permes Aplikacionit “Klani Im”, Live nga cdo vend i botes! Super Muzike premtoj. Rikthim ne kutine magjike aty ku nisi gjithcka”, ka shkruar ajo dhe na e zgjoi padyshim të gjithëve kërshërinë për ta dëgjuar!