Mesa duke ka mbaruar periudha e regjizurës dhe të qenurit ambasador i paqes për divën e hollywoodit Angelina Jolie, e cila në një intervistë dhënë në “Entertainment Weeky” për promovimin e filmit “Those Who wish me Dead”, që do të dalë në sallë në 14 maj, ka thënë se është e detyruar t’u rikthehet filmave aksion.
“Kam nevojë që të bëj punë që të mos kërkojnë shumë impenjime, dhe të jem sa më shumë e pranishme në shtëpi”,ka thënë ajo. Jeta e një nëne të divorcuar është shumë e vështirë, dhe mesa duket ylli i Hollywoodit do të duhet të heqë dorë nga disa prej pasioneve të saj, një ndër to dhe regjizura. “E dashuroj regjisurën, por situata ime familjare ka ndryshuar, për disa kohë nuk do të merrem me regjinë” është shprehur diva. Angelina ka vendosur të kthehet në shesh-xhirim. Sipas aktores ky rikthim ka të bejë me situatën e saj aktuale, ku duket se kontradiktat me ish- të shoqin, aktorin Brad Pitt janë shtuar dhe më tepër dhe se se fëmijët kërkojnë një vëmendje të shtuar.