18 vjecarja që mbante titullin e “adoleshentes me flokët më të gjatë në botë” vendosi të hiqte dorë prej tyre. Vajza me flokët dy metra të gjatë, i ka prerë tani shkurt. Nilanshi Patel kishte vendosur një rekord botëror Guinness. Ajo nuk i kishte prerë flokët që në moshën 6 vjecare, duke bërë që ato të mbërrinin përmasat të cilat i sollën dhe titullin e vecantë. Por me sa duket u lodh prej tyre dhe donte të ndryshonte pamje. “ Flokët e gjatë më sollë ca gjëra të mira; falë tyre njihem në mbarë botën me emrin “ Rapunzl”, por nuk mundesha më. Më pëlqen shumë modeli ri”, tha Nilanshi që ka vendosur t`ia dhurojë flokët e saj në muzeu në Hollivud.
