Një prej emrave më të njohur e të spikatur të kinematografisë shqiptare, një figurë mjaft e vecante dhe dashur për publikun, aktori Guljelm Radoja është i shtruar në spital në gjendje të rëndë shëndetsore. Prej ditësh ai po lufton me Covid 19, ndërsa sic tha i biri, kishte pasur që përpara disa probleme me mushkëritë.
Skenaristi Bashkim Zahaj, ishte I pari që e dha lajmin përmes një statusi në rrjetet sociale ku tregonte i alarmuar sesi Radoja ndodhet në reanimacionin e Spitalit të Durrësit. Zahaj I bëri thirrje qeverisë të ndihmojë aktorin e shumëvlerësuar për të marrë një shërbim të specializuar jashtë kufijve. “Mesoj se Guljemi aktori jone i dashur qenka rende ne spitalin e Durresit nga covid. Shteti shqiptar i detyrohet ketij aktori per nje sherbim me te specializuar jashte shtetit. Uroj te rezistosh e te fitosh Guljem”, ka shkruar ai. Situata ka revoltuar edhe regjisorin e aktorin Mevlan Shanaj. ““Më duket e pabesueshme që stafi i spitalit të Durrësit, të jetë kaq i paforcë për të dhënë alarmin për gjendjen e rënduar të Guljelm Radojës! Nuk mundem ta pranoj! Çdo orë kërcënuese për jetën e Lemit, do të jetë nesër një vrasje ndërgjegje për çdonjërin që kishte mundësi të ngrinte zërin, për ta shpëtuar! Le të shpresojmë që Guljelmi do jetë, për shumë vite Guljelm”, ishte mesazhi I tij.



















