Gjatë funeralit të princit Filip, një pjesë të mirë të vëmendjes e mori dhe Kate Middleton me elegancën e saj. E gjitha me te zeza, nga këpucët tek kapelja, Dukesha e Kembrixhit kishte ndërthurur mjaft bukur një varëse të madhe me perla, e cila u komentua gjerë e gjatë.
Ajo i përket mbretëreshës Elisabetë. Ndërkohë mësohet se ky gjerdan i vecante me perla, por edhe diamantë, i është dhuruar monarkes nga qeveria japoneze. Kate nuk qenka hera e parë që e huazon, por e ka mbajtur edhe për për festën e 70-vjetorin e martesës së mbretëreshës dhe princit Philip në vitin 2017.
Madje edhe vëthët me të cilat u shfaq në ceremoninë mortore të princit, ishin të Elisabetës, dhuratë për të nga Hakimi i Bahreinit.