KreuCelebrity

Divorci Kardashian – West, arrihet kujdestaria e përbashkët për fëmijët!

Ish- çifti i njohur ka depozituar në gjykatë kërkesat e ndarjes dhe ajo që është interesante është se janë të njëjta. Ndërkohë që shumë prisnin një luftë të ashpër ligjore ndërmjet Kim Kardashian dhe reperit Kenny West, përgjigja është krejt e kundërta. Sipas mediave amerikane divorci i tyre do të jetë shumë miqësor. Në muajin shkurt të këtij viti, showgirl-ja amerikane paraqiti dokumentacionin në gjykatë me kërkesën për ndarje me motivitin e mospërputhjes, ndërkohë dhe reperi nuk vonoi të çonte përgjigjen e tij. Çifti ka arritur një marrëveshje dhe për kujdestarinë e 4 fëmijëve të tyre, North, Saint, Chicago dhe Psalm, e cila do të jetë e përbashkët.

Sipas portalit të njohur TMZ, të dy ish- bashkëshortët kanë paraqitur pretendime të njëjta për njëri- tjetrin. Përveç kujdestarisë së përbashkët të fëmijëve, në dokumentet e paraqitura nga të dyja palët kërkohet që secili të paguajë në mënyrë të pavarur shpenzimet ligjore. Dovorci vjen pas 6 vite e gjysëm martese. Kimi dhe Keni u dashuruan në 2012 dhe finalizuan lidhjen e tyre në kurorë në vitin 2014 në Firence të Italisë. Për Kim Karshadian kjo ishte martesa e tretë, ndërsa për Kenny-n e para.  Për momentin Kimi vazhdon ta mbajë mbiemrin e të shoqit, ndonëse mund të kërkojë ta ndërrojë në atë të vajzërisë gjatë proçesit të divorcit.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF