Përpara gati dy vitesh, u përfol se ishin në një lidhje dashurie, e hamendësimet zgjatën për muaj të tere, për shkak se as Fifi vetë e as Flori Mumajesi nuk jepnin ndonjë përgjigje konkrete. E ftuar para disa kohësh në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”, Fifi u shpreh se Florin e ka thjesht një mik të mirë. “ E kam shok dhe është djalë flori”, ishte komenti i saj. Ndërkohë, tek “Shiko kush luan” u pyet për “stracciatellan”, djalit që i ka dedikuar një tatuazh me këtë emër, por tha se aktualisht nuk flet me djalin që dashuron. Kureshtjes se cili do të ishte njeriu që mund ta zërvendësonte “stracciatella”-n. këngëtarja i dha përgjigjen Flori Mumajesi. Tani, befasoi sërish gjatë bisedës së fundit virtual me ndjekësit në InstaStory, ku nnëri prej tyre e pyeti se cfarë është Flori për të, dhe Fifi tha : “Pika e dobët”! A u bëtë dhe ju konfuzë?



















