KreuCelebrity

Selena Gomez koncert bamirësie, mbledh para për vaksinimin në vendet e varfra!

Nje koncert i madh bamiresie do të zhvillohet ne 8 Maj 2021 në Los Angelos Koncerti – event “Vax Live”, për promovimin e vaksinimit në vendet e varfëra. Protagonistja e eventit do të jetë Selena Gomez, e shoqëruar nga artistë të tjerë të shquar të skenës dhe muzikës.  “Duam të besojmë se vaksinat anticovid do të bëhen për të gjithë. U bëjmë apel të gjithë lidërve botërorë të impenjohem për të siguruar vaksinat, të cilat të jenë të mundura për të gjithë dhe se pandemia të marrë fund njëlloj në të gjithë botën,” shkruhet në faqen zyrtare të kësaj iniciative. 

Vax Live ka për synim mbledhjen e fondeve për sigurimin e vaksiniave për 27 milionë sanitarë që janë në vijën e parë në luftën antikovid në të gjithë botën. Koncerti do të transmetohet live nga rrjetet më të fuqishme televizve si ABC, ABC Neës Live, CBS, Youtube dhe radio IHeart Media e Nju Jorkut. Eventi do të mbahet në SoFi Stadium të Los Angelos-it. Ky manifestim muzikor ka për qëllim frymëzimin  dhe sesnsibilizimin e gjthë popullsisë së planetit tonë me objektivin e arrijtes së shumës së 22 miliardë dollarëve për shpërndarjen e 2 miliardë vaksinave dhe pajisjeve mjekësore për vendet e varfëra të botës së tretë deri në fund të vitit 2021.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF