Padyshim që pandemia solli pasoja ekonomike në të gjitha bizneset, por një nga sektorët më të prekur që vijon të mbetet i pezulluar është arti. Artistët po kalojnë një periudhë të vështirë dhe shpesh e kanë shprehur këtë shqetësim.
Por Erik Lloshi, me anë të një videomesazhi në Instagram, ngre një shqetësim dhe një problem tjetër më të madh ose siç e konsideron ai më të rrezikshëm se sa coronavirus.
Këngëtari është tepër i revoltuar me këngëtarët e rinj, të cilët kanë shumë pak këngë apo nuk kanë fare, dhe këndojnë nëpër lokalet e Tiranës këngët e tij apo të artistëve të tjerë.
“Ti marrin këngët dhe bëjnë edhe si këngëtarë të mëdhenj, është për të ardhur keq se për më tepër ju duket vetja dhe më lart se ty”, theksoi ai.
Këngëtari ka një thirrje për të gjithë artistët e vërtetë të bëhen bashkë dhe të kërkojnë të drejtat e tyre. Sipas tij, në këto lokale ku këndojnë këta “këngëtarë” të rinj, artistët e vjetër nuk duhet të pranojnë të këndojnë.
“Aty ku këndon llumi, nuk ka vend për ne”, thotë ai.
Erik Lloshi do të jetë pjesëmarrës në “Këngën Magjike” me këngën “Ta vodha zemrën” dhe shumë shpejt do ta shohim edhe në projekte të tjera.



















