KreuCelebrity

Genta Ismaili feston ditëlindjen, urimin e parë e merr nga një person special

Genta Ismaili feston sot ditën e lindjes. Këngëtarja, e cila ka spikatur gjithmonë për bukurinë dhe energjinë që e karakterizon, mbush plot 37 vjeçe.

Urimin e parë këngëtarja e mori në mesnatë nga partneri i saj turk, ku përkrah fotos së Gentës, kishte bërë një dedikim të gjatë dashurie për të, ndërkohë që nuk munguan as disa fjalë zemre në shqip.                                          “Të dua shumë”, shkruan ai.

Prej dy vitesh, Genta dhe bizesmeni i njohur turk Usta po përjetojnë një romancë të bukur dashurie. Shpesh herë këngatarja ndan me fansat në rrjetet sociale momente të bukura dhe të lumtura që kalon me Ustan.

Genta ka marrë shumë urime nga miq dhe të afërm dhe disa prej tyre i ka publikuar edhe në Story në Instagram.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF