Një postim i stilistit Valdrin Sahiti teksa ndodhej në makinë me të bijën Bella duke komunikuar anglisht është bërë shkak që stilisti të marrë dhjetëra mesazhe nga ndjekësit të cilët gjykojnë faktin që mes tyre komunikohet anglisht dhe jo shqip.
Nisur nga kjo, Valdrini është detyruar të bëjë një tjetër postim sqarues për të gjithë ata që e panë të arsyeshme të komentonin mënyrën e edukimit dhe rritjes së vajzës nga stilisti.
“Njerëz të dashur që jeni shqetësuar për të folurën e vajzës sime në gjuhën angleze. Ju siguroj që është në duar të sigurta dhe nuk ka asnjë problem me gjuhën shqipe. Madje dhe gjyshërit i ka me titullin Dr.Prof. Faleminderit për shqetësimin tuaj por arsimi jonë ndër breza është në një nivel të lartë. Mënyra se si flasim mes nesh është thjeshtë një qejf i joni dhe nuk i japim llogari askujt,” ka shkruar Sahiti në reagimin e tij.
Kujtojmë që pak ditë më parë Valdrini dhe partnerja e tij Edita ndanë me publikun lajmin e bukur se së shpejti Bella do të jetë motra e madhe e një tjetër vajze.



















