KreuCelebrity

Këtë mëngjes Xhensila është zgjuar nga një surprizë e bukur për ditëlindjen e saj!

Xhensila myrtezaj feston sot ditëlindjen e 28-të ndaj edhe zgjimi këtë mëngjes ka qenë tejet emocionues për këngëtaren. Një mini festë, me një pjesë të shtëpisë dekoruar me kujdes nga Besi për të surprizuar gjysmën e tij.

Besi i ka organizuar Xhensilës një festë të bukur në shtëpi dhe këngëtarja ka ndarë disa pamje nga ambienti i zbukuruar me trëndafila të kuq dhe tullumbace. Tek tullumbacet, Besi ka shkruar edhe urimin e tij për gjysmën më të mirë të jetës së tij.

Edhe 100 danoçja ime”, shkruhej me shkronja në ngjyrë gold tek tullumbaci.

Nuk e dimë nëse për Xhensilën do të ketë një tjetër festë më të madhe, por me siguri gjithçka ajo patur pranë këtë mëngjes e ka bërë të ndihet më e bekuar dhe më e plotësuar se kurrë.

Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku janë prindër të një vajze të cilën e kanë quajtur Ajka.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF