Piers Morgan, një nga gazetaret më të njohur në Britaninë e Madhe, I është vënë keq nga pas Meghan Markle-it. Ai e kritikoi hapur Dukeshën për pohimet e bëra tek Oprah Winfrey, dhe së fundi tregoi se për veprimin e tij, I kanë mbërritur mesazhe falenderimi nga anëtarë të familjes mbretërore. Morgan nuk foli me emra konkretë.
Gazetari u largua nga puna pasi deklaroi hapur gjatë emisionit të tij “Good Morning Britain” se nuk besonte asnjë fjalë të Meghanit. Ajo u ankua pranë televizionit ku ai punonte, dhe ndaj Morganit u mor masa e shkarkimit. Pas kësaj megjithatë, I kanë mbërritur një sërë ofertash të tjera, pasi duket se mbetet mjaft i vlerësuar profesionalisht.



















