Përpjekje minimale, kënaqësi maksimale. Kjo formulë shpjegon suksesin në rritje të rrjeteve sociale në vitet e fundit. Një dualizëm që josh kotësinë e ndjekësve dhe kënaq narcizmin e përdoruesit, duke i mbajtur të gjithë të ngjitur me celularët për orë të tëra gjatë ditës dhe natës. Qoftë për biznes apo për qejf, marrëdhënia jonë me teknologjinë po bëhet gjithnjë e më simbioze dhe e përhapur, në mos patologjike.
Për të mposhtur të ashtuquajturin Fomo (Fear of missing out), forma e re e ankthit shoqëror e përshkruar nga Treccani si frika “për tu privuar nga diçka e rëndësishme” dhe dëshira për të qëndruar në kontakt të vazhdueshëm me aktivitetet që bëjnë njerëzit e tjerë, disa yje kanë gjetur si zgjidhje të përkohshme ose përfundimtare ‘detoksin dixhital’ që pasqyrojnë nevojën për të lënë botën virtuale dhe për të hyrë në atë reale.
Lapo Elkann mbylli profilin e tij në Instagram më 30 janar 2017 me një postim lamtumire: “Unë do të doja të falënderoja të gjithë ndjekësit e llogarisë time – ata që më respektojnë, dhe (pse jo) edhe ata që kanë shprehur mendime të ndryshme që gjithashtu meritojnë respekt. Të gjithë së bashku më keni inkurajuar që të përmirësohem. Sot, megjithatë, fillon një fazë e re – personale dhe profesionale – dhe do të doja ta jetoja atë në jetën reale, sesa në atë virtuale “. Besnik ndaj premtimit të tij, Elkann është aktiv vetëm në Twitter të cilën e përdor për të promovuar shoqatën e tij Laps Onlus në favor të të miturve dhe nevojave të tyre të veçanta arsimore.
Pamela Anderson u largua nga rrjetet sociale në fund të janarit 2021 dhe para se të mbyllte llogarinë, ajo u shkruajti një mesazh ndjekësve të saj: “Mos lejoni që koha e humbur t’ju joshë, jini aq të fortë sa të ndiqni qëllimin tuaj të vërtetë në jetë, kjo është mënyra se si “ATA” (rrjetet sociale) kontrollojnë trurin tuaj”.
Edhe Selena Gomez, e cila sot ka mbi 218 milion ndjekës në Instagram, i tha lamtumirë mediave sociale për katër muaj në shtator 2018, për shkak të urrejtësve. Pasi zbuloi në 2015 që vuan nga Lupus, një sëmundje autoimune, këngëtarja shpesh ka folur për efektet anësore fizike dhe mendore që lidhen me gjendjen e saj duke u përpjekur për të rritur ndërgjegjësimin tek fansat. Krahas mbështetjes së ndjekësve të saj, nuk munguan sulmet nga ata që e përqeshën për luhatjet e saj të peshës, për shkak të sëmundjes. Në atë moment, ylli vendosi të bënte një pushim dhe më pas të kthehej në Instagram me një vetëdije të re: “Mësova të mos e vras mendjen dhe të shijoj momentin”.
Duke qëndruar midis jetës online dhe offline, këngëtari britanik Ed Sheeran, u zhduk nga mediat sociale për herë të parë midis 2016 dhe 2017, dhe pastaj përsëri në dhjetor 2019, pas turneut të tij të fundit. “Do të marr ca kohë për të udhëtuar, për të shkruar dhe lexuar. Do të mungoj në rrjetet sociale derisa të vijë koha e duhur”. Ylli i etur për të “dalë dhe për të parë më shumë nga bota”, u kthye në shtator 2020 për të njoftuar lindjen e vajzës së tij të parë.
Burimi: Elle.it



















