KreuCelebrity

Një beb të dytë? Flasin më në fund Xhensila dhe Besi!

Një beb të dytë? Flasin më në fund Xhensila dhe Besi!

Bes Kallaku ishte – ftuari kryesor i “Soiree” me Jonida Shehun në ABC, ku u krijua një atmosferë mjaft e këndshme me bashkëpunëotrë, por dhe njerëzit e vet më të afërt.  Kështu në studio shkoi dhe gjyshja tashmë e famshme e Besit, Ija, e motra e tij, Ana Kallaku, e cila, ishte për herë të parë në ekran së bashku me vëllanë. Kuptohet, nuk kishte sesi mungonte Xhensila, e cila këndoi live këngën “Çelsi i zemrës” . Pyetja që Jonida nuk mundi të shmangte ishte ajo për një fëmijë të dytë, pas fjalëve që qarkulluan këto ditë.

Jonida Shehu: “Ju ka kërkuar Ajka një motër ose një vëlla?”

Xhensila Myrtezaj: Ajka do një vëlla. Çudtërisht nuk e di pse i ka lindur kjo dëshirë. Madje këto kohët e fundit na thërret “vëllai-vëllai” dhe nuk e kuptojmë. Më thotë “mami të lutem, unë jam sister, ti je vëllai”

Jonida Shehu: A keni plane për një tjetër?

Xhensila Myrtezaj: Planet janë të Zotit zakonisht.

Bes Kallaku: Sado që jam munduar të programoj diçka, asgjë nuk ka shkuar sipas planit.

Xhensila Myrtezaj: Gjithmonë plani për ne të dy ka qenë më i mirë seç e kishim menduar.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF