Pak ditë më parë në mediat online qarkulloi lajmi se gazetarja Eni Vasili është shtatzënë për herë të parë. Ndërsa vetë Vasili nuk bëri asnjë deklaratë rreth këtij lajmi, ka qenë kryeministri i vendit Edi Rama ai që ‘konfirmoi’ shtatzëninë e gazetares. I ftuar në programin “Open” në Top Channel, Rama në hyrje të programit uroi Enin për pritjen e ëmbël, duke zbuluar edhe gjininë e bebave që moderatorja e “Open” po pret.
“Së pari, më vjen mirë që të shoh nga afër, sepse doja sinqerisht të të uroja për pritjen. Të pata zili kur dëgjova që ke dy dhe akoma më shumë kur dëgjova që i ke vajza. Çdo të mirë dhe vetëm të mira. Nuk është sekret apo jo, është diçka që e ke thënë?” u shpreh Rama.
“Jo, është diçka që e ka thënë Panorama, por është e vërtetë. Po e konfirmoj unë vetë tani. Është zyrtarisht e vërtetë. Jam shumë e lumtur për këtë,” konfirmoi më pas Eni.
Eni Vasili po jeton një histori dashurie me Armandin, një inxhinier që ka jetuar prej vitesh ne Londër, por së fundmi ka zgjedhur të kthehet në Shqipëri për hir të marrëdhënies me gazetaren e njohur e cila së shpejti do ta bëjë baba.