Raideni është rritur e është bërë “djalë i madh”, aq sa të merret vetë me punët e kopshtit. Jona Spahiu e tregoi me disa postime në Instagram sesa shumë i shijon natyra të voglit të saj, i cili ka marrë madje vetë edhe veglat dhe përpiqet të prashisë.
Prindërit kujdesen zakonisht shumë për fëmijët e tyre që të mos bëhen pis, por disa studime të fundit kanë treguar se vogëlushët që luajnë me dheun bëhen më rezistentë dhë krijojnë imunitet më të fortë. Përpos kësaj, kujdesi për bimët që në vegjëli i mëson edhe të marrin përgjegjësi, dhe Jona të gjitha këto, i paska mbajtur vëth në vesh!