Lidhja e tyre ishte e ditur; biznesmenia amerikane Jennifer Arcuri e ka treguar me kohë se ka pasur një marrëdhënie të fshehtë me kryeministrin britanik Boris Johnson, por detajet që tregoi së fundi ishin befasuese. Jennifer tha në një intervistë për “Sunday Mirror”, se me Johnson kishte pasur për herë të parë marrëdhënie intime vetëm disa orë para se kryetari i atëhershëm i Londrës të shfaqej në publik në Lojërat Paraolimpike 2012. E gjithë kjo, kur ai ishte I martuar.
Sipërmarrësja thotë se lidhja me Johnson, që asokohe ishte kryetar bashkie I Londrës, zgjati 4 vjet. Arcuri rrëfeu se takoheshin dy herë në javë, dhe ajo, praktikisht a dhuronte. Jennifer zbuloi një “tërheqje fizike dhe intelektuale” të ndërsjellë mes tyre. Madje rrëfeu dhe një episod kur kishin pasur një takim intim në shtëpinë e tij, dhe vetëm pak minuta pasi ajo qe larguar, kishte mbërritur gruaja e atëhershme e tij, Marina Wheeler.