KreuCelebrity

“Arushi i babit”; Albani publikon për herë të parë portretin  e ëmbël të Duam!

Alban Skënderaj dhe Mirima Cani bëjnë pjesë të prindërit diskretë që nuk preferojnë të ekspozojnë shpesh fëmijët e tyre. Teksa me vajzën e madhe Ameli dyshja së fundmi e ka ‘lëshuar’ paska dorën duke e postuar herë pas here në rrjete sociale, i vogli i familjes Duam ka qenë anëtari më ‘enigmatik’ i familjes.

 

 

A post shared by Alban Skenderaj (@albanskenderaj)

Por pak minuta më parë ka qenë Albani ai që ka shuar kureshtjen e ndjekësve dhe ka zbuluar portretin e Duam.

“Duam, arushi i babit”; shkruan këngëtari përbri fotos teksa mban në gjoks të birin, postim që ka rrëmbyer menjëherë dhjetëra e qindra komente.

Miriam Cani dhe Alban Skënderaj u bënë prindër për herë të dytë më 14 janar 2020, pesë vite pas vajzës së parë Ameli.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF