KreuCelebrity

Tolga në spital, Almeda e pohon: “Jemi të gjithë pozitivë”!

Lajmi se Tolgahan ishte infektuar me Covid 19, (dhe gjendja e tij shëndetësore nuk ishte e mirë përderisa aktori u detyrua të shtrohej në spital), u përcoll me shqetësim nga ndjekësit. Kureshtja e tyre rreth situatës së tij dhe familjes ka qenë në vijimësi e madhe, ndaj Almeda është detyruar të shpjegojë se cfarë po ndodh.

“Përshëndetje të gjithëve! Po marr shumë mesazhe për situatën tonë dhe ju falenderoj të gjithëve për interesimin dhe shqetësimin tuaj. Për këtë arsye më duhet të bëj një shpjegim.Si rezultat i testimeve, mësuam se djali ynë Efehean, unë dhe gjithë anëtarët e tjerë të shtëpisë jemi pozitiv me Covid-19. Meqë ra fjala, bashkëshorti im Tolgahan ka dalë nga spitali, trajtimi i tij vazhdon në shtëpi. Ju urojmë të gjithëve shëndet dhe ju këshillojmë të tregoni kujdes ndaj sëmundjes”, ka shkruar ish Miss-i shqiptar.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF