Politikani dhe biznesmeni Mark Pocan lësjoi akuza të forta në drejtim të kompanise Amazon, pronari së cilës, Jeff Bezos është sot njeriu më i pasur në botë.
“Të paguani punëtorët 15 dollarë në orë nuk ju bën një ‘vend pune progresiv’ kur ju bllokoni sindikatat dhe i bëni punëtorët që të urinojnë në shishe uji”, shkroi ai në rrjetet sociale dhe fjala mori dhenë. Amazon i mohoi pretendimet e biznesmenit, por disa punonjës të saj e konfirmuan se ndonëse nuk I detyrojnë për atë veprim, janë kaq të ashpër në punë e në kërkesë llogarie për oraret dhe ngarkesë, sa efektivisht nuk kanë kohë të shkojnë në tualet. Ata regjistrojnë gjurmët e lëvizjeve – sa herë ti ndalon, sa shpejt i jep pakinës,” tha Enrique Sanchez, i cili punoi si shofer për Amazon për tetë muaj vitin që shkoi. “Është një kompani shumë agresive që ka gjeneruar kaq shumë të ardhura, fitime gjatë viteve të fundit, dekada – por e gjitha ka qenë në kurriz të keqtrajtimit të punëtorëve, ” u shpreh ai dhe këto pretendime I kanë konfirmuar edhe disa shoferë të tjerë.










Romeo dhe Aleksia nuk fshihen më!





Rihanna po përgatit një këngë të re?



Eliona Pitaraka zbulon emrin e të bijës!

