KreuCelebrity

Keanu Reeves, jo vetem aktor por edhe shkrimtar për librat për fëmijë me superheronj!

Para se ta shohim në Matrix 4, dhe në kapitullin e katërt të sagës John Wick që pritet të fillojë xhirimet në pranverë, Keanu Reeves njofton se do të jetë protagonist i një seriali vizatimor me 12 episode, frymëzuar nga libri i animuar të shkruar nga vetë aktori në bashkëpunim me shkrimtarin bestseller të New York Times Matt Kindt.

Aktori ka njoftuar se do të jetë protagonisti dhe producenti i serialit BRZRKR (shqiptohet berseker), një live –action që do të transmtohet në plaftormën Netflix.Nderkohë libri i shkruar nga ai është ilustruar nga Ron Garney ndërsa kopertina mban firmën e Rafael Grampes. Në qendër të librit një luftëtar i pavdekshëm me betejat e tij të vazhdueshme gjatë 8000 vite të fundit. Luftëtari, i cili njihet me emrin B, është një gjysëm i vdekshëm dhe gjysëm perëndi dhe është dënuar të ketë një jetë të dhunshme derisa qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk e punëson për të luftuar kundër betejave të cilat s’mund t’i fitojë askush tjetër përveç tij. Në këmbim të kësaj sacrifice e vetmja gjë që dëshiron vërtet në jetë. Të kuptojë ekzistencën e jetës të tij dhe si duhet të shpëtojë nga kjo gjë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF