Në familjen e Elia e Leka Zogut sot ka festë. Trashëgimtari i fronit, njëkohësisht bashkëshorti i aktores Elia Zaharia feston sot ditëlindjen, që është edhe viti i parë që e gjen Lekën baba të një vajze.
Përmes një urimi në instagram, Elia ka uruar princin e saj të kaltër me fjalë zemre, si rrallëherë!
“Princi im i kaltër ☺️ Të uroj Gëzuar Ditëlindjen! Qofsh i lumtur dhe jetofsh gjatë dashuria ime, shoku im i ngushtë, babi më i mirë në botë ? Edhe pse nuk e them shpesh, i jam falenderuese Zotit që të solli në jetën time, që po rritemi bashkë, që kemi njëri-tjetrin mbështetje në çdo rrethanë. Të dua shumë, të kam ngrohtësi në zemër❤️ Edhe 100 plot dashuri! ?”- shkroi ajo.
Princi Leka dhe Elia Zaharia mirëpritën në jetë fëmijën e tyre të parë, Geraldinën, në 22 tetor të vitit të kaluar.




Romeo dhe Aleksia nuk fshihen më!





Rihanna po përgatit një këngë të re?



Eliona Pitaraka zbulon emrin e të bijës!







