KreuCelebrity

1 vit pas tragjedisë Vanessa Bryant bën tatuazh homash për të bijën!

Kanë kaluar 14 muaj nga ngjarja tragjike kur helikopteri privat i yllit të basketbollit Kobe Bryant u përplas duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të Kobe, vajzës së tij 13 vjeçare Gianna dhe pjesës tjetër të ekuipazhit.

Dhimbja e Vanessa-s bashkëshortes së Kobe vijon të jetë po njësoj e fortë ndonëse siç shpesh është shprehur nëpër intervista mundohet të bëhet e fortë për 3 vajzat e tjera.

 

 

A post shared by Vanessa Bryant ? (@vanessabryant)

Së fundmi Vanessa i ka dedikuar një tatuazh të bijës Gianna për të pëjetësuar kujtimin e saj. Në krahun e djathtë të dorës, ajo ka gdhendur mbishkrimin ‘mambacita’, nokë me të cilën famljarët shpesh i drejtoheshin të ndjerës Gianna.

Kobe dhe Gianna humbën jetën në një aksident helikopteri, së bashku me shtatë viktima të tjera, në 26 janar, 2020, duke tronditur të gjithë botën.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF