KreuCelebrity

Bebi Ayan shkon në shtëpi; familja organizon një super pritje për Andrrën dhe Ayan!

Familja e këngëtarit Sinan Hoxha prej pak ditësh mirëpritën në jetën e tyre anëtarin më të ri të familjes. Sinani dhe bashkëshortja e tij Andrra u bënë për herë të dytë prindër të një djali të cilin e quajtën Ayan.

Teksa mami dhe i porsalinduri kanë lënë spitalin dhe janë rikthyer në shtëpi, kanë gjetur një super festë pritje organizuar nga Sinani dhe pjesa tjetër e familjes. Tollumbace, lule, dhurata kanë zbukuruar shtëpinë e familjes Hoxha mëngjesin e sotëm.

Dyshja e njohur u bënë prindër pesë vite pas ardhjes në jetë të djalit të parë Ansit.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF