KreuCelebrity

Fëmijët i janë kthyer kundër, Brad Pitt ka mbetur zemërthyer!

Brad Pitt po e vuan shumë situatën nëpër të cilën po kalon që kur ish bashkëshortja, Angelina Jolie vendosi të çojë në gjykatë prova dhe dëshmi të reja të asaj dhe fëmijëve që i garantojnë kujdestarinë e plotë të tyre.

Këto dëshmi pretendohet se do të tregojnë që Brad ka qenë i dhunshëm në familje, dhe kjo e ka lënë aktorin zemërthyer.

“Ai ka marrë përgjegjësinë për veprimet e tij dhe ka hequr dorë nga alkooli dhe gjithçka. Martesa e tyre ishte shumë pasionante dhe toksike në disa raste dhe – si të gjitha çiftet – ata patën grindje, por gjithashtu kaluan shumë kohë të bukura së bashku. Ai i pranuar problemet e tij me drogën dhe alkoolin gjatë kohës që ishin bashkë”, thanë burime pranë aktorit, të cilët shtojnë se fakti që po izolohet gjithmonë e më shumë nga fëmijet, e ka cuar yllin hollivudian drejt dëshpërimit. Djali i madh (i adoptuar) Maddox ka kërkuar së fundi që të heqë ligjërisht mbiemrin e tij.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF