KreuCelebrity

Bordo Metropol/Sfidat e Greta Lekaj 

Nuk mund ta fsheh se me Gretën jemi miq prej vitesh, është një nga ato mendje të bukura që të befason gjithmonë. Bjondina bukuroshe, gjithmonë në formë me pamjen e saj të kuruar deri në detaje, tashmë shefe e departamentit të PR dhe Marketingut në Bankën Raiffeisen prej mëse një viti, rrëfen për Bordo sfidat që kaloi gjatë vitit pandemik, por edhe projektet e ardhshme që e presin në detyrën e saj…!

Të punosh në një bankë kaq prestigjioze të nivelit më të lartë në Evropën Qëndrore dhe Lindore çfarë sfidash ka?

Zakonisht shoqëritë ndërkombëtare sjellin me vete një përgjegjësi të madhe nga pesha e emrit të madh. Është përgjegjësi të përfaqësosh këto marka të mëdha në mënyrë sa më dinjitoze si profesionale ashtu edhe personale pasi tregu, klientët por edhe njerëzit me të cilët bashkëveprojmë çdo ditë kanë shumë pritshmëri prej teje. Kjo është sfida e parë. Në vijim do të rendis rëndësinë që ka ndarja e të njëjtit vizion me kompaninë dhe pastaj duhet të përshtatesh me strukturat dhe rregulloret e brendshme ndërkombëtare që aplikohen, puna në skuadra Agile. Sfidë tjetër e fortë personale që për mendimin tim duhet ta brendësojë çdo punonjës është dhe zhvillimi i vazhdueshëm personal, mësimi i vazhdueshëm dhe mos rënia në zonë komforti.

Sa e vyer ka qenë eksperienca e mëparshme për t’u implementuar në pozicionin actual?

Ka qenë më tepër se e vyer. Për mua është shumë e rëndësishme që secili individ të projektojë qartë rrugën profesionale që do të ndjekë, të qëndroje besnik dhe i përkushtuar në përmbushjen e këtij rrugëtimi, duke përballuar sfidat dhe duke u ngritur pas çdo “rrëzimi”. Personalisht kam ardhur deri këtu me shumë mund, duke mësuar në çdo fazë dhe duke mos u demotivuar asnjëherë. Kalimi nga agjenci komunikimi marketingu, në retail, në bankë më ka bërë që të mbart me vete një njohje tregu të konsiderueshme, të zhvilloj forma të mendimit kreativ në zgjidhje të problemeve, të kuptojmë trendet dhe lëvizjet e interesave të konsumatorëve, të komunikojmë me audienca të ndryshme dhe të zhvillojmë produkte që i përgjigjen nevojave të tyre. Domethënë pajisesh me një set aftësish teknike dhe menaxheriale të cilat vijnë nga ky diversifikim eksperience me trend rritës kuptohet.

A ka ndryshuar diçka në këndvështrimin profesional, pasi punoni për një institucion financiar? 

Çdo industri ka bukurinë e saj por edhe individi mendoj që pershtatjen me secilën industri e ndryshon në varësi të fazave të jetës. Si fillim do të veçoja përshtatjen me fjalorin profesional financiar. Nuk e dija që do më pëlqente kaq shumë. Në bankën tonë njerëzit trajtohen si aset dhe kjo është një tjetër vlerë e shtuar e pashkruar, por që të motivon në përditshmëri. Komunikimi i vazhdueshem dhe ndarja e eksperiencave me kolegë nga rrjeti i Raiffeisen Bank International me shtrirje në 13 shtete nga Austria në Rusi me rreth 46 mijë nëpunës dhe shërbim ndaj 16.7 million klientëvë, është një fakt që mua më emocionon dhe motivon shumë.

Cilat kanë qenë momentet që mendoni se kanë shenjuar arritje për ju në 1 vit në RB?

Pandemia dhe recesioni qe ajo krijoi ndikuan edhe në sistemin bankar ku u vu re një rënie në numrin dhe vëllimin e transaksioneve. Por ky vit që lamë pas krijoi edhe “modelin e bankës së të ardhmes” që po merr formë edhe në Shqipëri. Ndryshimet drejt digjitalizimit po transformojnë proceset e brendshme por edhe linjat e biznesit. U transformua mënyra se si klientët po ndërvepronin me bankën. Ata kërkonin instrumente në distancë dhe siguri në trasaksionet e tyre. Ne në Raiffeisen Bank këto ndryshime na gjetën të përgatitur pasi platforma jonë mobile Raiffeisen ON, platforma bankare numër 1 në Shqipëri, e pajisur me shumë funksionalitete shënoi rritje 36 për qind në numrin e shkarkimeve, ndërsa transaksionet online nëpërmjet saj u rritën mbi 20%. Pagesat online për shërbimet utilitare si: drita, ujë, rimbushje telefoni etj,. u rritën me 64%. Aplikimet online për karta u dyfishuan dhe pajisja e klientëve me karta fizike u mundësua brenda 48 orësh. Moment kulminant ishte rritja e transaksioneve nëpërmjet kartave përmes tregtisë elektronike shënoi 60% (e-commerce). Ndërsa tani arritja më e madhe është mundësia e të gjithë klientëve për të hapur një llogari tërësisht online, nga fillimi në fund, vetëm në my.raiffeisen.al e cila mundësohet me anë të firmës elektronike, të cilën e ka aplikuar dhe e mundëson sot vetëm Raiffeisen Bank në të gjithë tregun tonë.

Gjithnjë keni pasur një pamje të kuruar, sa e rëndësishme është ajo në këtë punë?

Pamja e kuruar për mua ka shumë rëndësi, është reflektim i vetes së brendshme. Një pamje e kuruar në punë tregon respekt për atë vend pune, rrit besimin ndaj vetes, por ndikon edhe tek njerëzit e tjerë. Një look profesional të bën të ndjehesh mirë, është fun, është profesionalizëm. Por gjithsesi kjo nuk duhet ngatërruar me mbingarkesën në veshje, grim, bizhu. Për mua ka shumë rëndësi stili që ndërton, i cili duhet të kombinojë me personalitetin, me pozicionin. Unë e kam gjetur veten më tepër në një stil elegant, ndonjëherë edhe smart-casual.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF