Moderatorja e njohur italiane e njëkohësisht bashkëshortja e futbollistit Frencesco Totti është një ndër figurat më të komentuara të shtetit fqinj.
Seksbomba Ilary Blasi është paraqitur në programin e saj e veshur me një fustan të zi, ngjitur pas trupit nga i cili dallohen format perfekte të Blasi-t.
Përpos faktit që moderatorja dukej një yll me këtë veshje, fakti që veshja është krijuar nga një stiliste shqiptare na bën të ndihemi mirë.
Ilary ka zgjedhur stilisten Lia Stublla për veshjen e radhës, dhe komentet në rrjetin social insragram kanë qenë tejet pozitive e komplimentuese sa i përket ‘look-ut’.