Ndonëse kanë kaluar më shumë se 5 vite që prej ndarjes përfundimtare të Brad Pitt e Angelina Jolie, duket se dyshja e famshme e Hollywood ende nuk kanë arritur të ruajnë një marrëdhënie të paqtë me njëri tjetrin si dy ish-bashkëshortë dhe prindër të 6 fëmijëve.
Në seancës e radhës gjyqësore për kujdestarinë e fëmijëve, Jolie ka dorëzuar dokumente të reja në të cilat thuhet se Brad ka ushtruar dhunë në familje gjatë kohës kur ata jetonin në një shtëpi. Në këto dokumente nuk jepen detaje për akuzat, por thuhet se Jolie “është e gatshme të sigurojë prova dhe autoritete që mbështesin pretendimet e saj”. Gjithashtu, thuhet se edhe gjashtë fëmijët e aktores janë të gatshëm të dëshmojnë në gjykatë
Jolie dhe Pitt ndajnë së bashku fëmijët: Maddox (19 vjeç), Pax (17 vjeç), Zahara, (16 vjeç), Shiloh (14 vjeç) dhe të binjakëve Knos dhe Viviene (12 vjeç).



















