KreuCelebrity

Humbi të atin në moshën më delikate të saj; Jona Spahiu rrëfen për herë të parë për humbjen e madhe!

Ndonëse ajo është tejet aktive në rrjete sociale, e si figurë publike prej vitesh kureshtje për të mësuar më shumë rreth Jona Spahiut është e madhe, për ngjarjen më të trishtë të jetës së saj, ajo ka folur pak ose aspak.

“Nuk kam dashur të mëshirohem, ndaj edhe nuk e cek temën e humbjes së babait”; tregoi si rrallëherë Jona në një rrëfim të dhënë për programin ‘E ardhmja është vajzë’.

Moderatorja e njohur humbi të atin në moshën më delikatë të sajën, kur kushdo e ka mëse të nevojshme një shpatull e një këshillë babai. Në moshën 18 vjeçare Jona u përball me humbjen më të madhe të jetës së saj, por si vajza e madhe e shtëpisë asaj ju desh të bëhej e fortë për të motrën dhe të ëmën, e po ashtu të merrte ‘frerët’ e familjes në dorë.

“Mjekët e urgjencës thanë se ishte një helmim i thjeshtë, por unë e dija që diçka nuk shkonte dhe kam shkuar në neurologë të ndryshëm, për ta marrë njërin në shtëpi. Unë me këmbëngulje e mora doktorin vetë, me taksi, dhe ai me një cinizëm që nuk e kam kuptuar kurrë, na tha që gjithçka do të shkojë mirë, na dha një mal me ilaçe për të marrë dhe një rezonancë magnetike për të bërë të nesërmen, për një njeri që të nesërmen vdiq. Për mua ishte fundi për të përjetuar në atë moshë dhe fundi për të menduar që dy qenie të tjera, mami dhe motra, ndoshta dhe pak më të brishta se unë, gjendeshin në këtë situatë”; tregoi ndër të tjera moderatorja  e “Koshere”

 

 

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF