“Ish- aktorja do të shfrytëzojë jehonën dhe popullaritetin e krijuar nga intervista me Oprah-n për të nisur karrierën në politikë. Për këtë arsye thuhet se s’ka dashur kurrë të heqë dorë nga nënshtetësia amerikane. Dhe nëse ëndrra është të jetë e para presindente femër, duket ta nisë nga diku dhe ndoshta është pikërisht Kalifornia”.
Çdokush që e ka njohur Meghanin mund ta përkufizojë vetëm me një epitet: “e vendosur”. 38 vjeçarja rritur në Los Angelos nga një nënë me origjinë afro-amerikane dhe me profesion instrusktore e disiplinës së jogës dhe një baba, drejtor fotografie në setin e xhirimeve të serialit General Hospital, që e vogël ka dashur t’i japë vetes mundësinë për të bërë shumë gjëra, duke marrë pjesë në të gjitha kurset e artit, vullnetariat dhe gjithmonë e para në klasë për të ngritur dorën. Çdo ide që i vjen në mendje kërkon ta realizojë me çdo kusht. Fillimisht frekuenton shkollën e artit, shfrytëzon të gjitha njohjet e të atit për të bërë karrierë derisa i paraqitet shansi i artë, në serialin Suit, i cili xhirohej në Toronto. Edhe këtu Meghan arrin të gjejë lidhjet e duhura. Stilistja Jessica Mulroney, e cila bëhet dhe shoqja e saj më e ngushtë, vesh gruan e kryeministrit kanadez. Ndërkohë nuk harron impenjimet në fushën sociale dhe atë vullnetariarit. Në Londër gjatë një takimi rastësor, takon princin Harry dhe më pas historia dihet. Meghani ka patur gjithmonë ambicie poltitike. Pas largimit nga Windsorët, intervista e saj dhe e Harry-t ku u rradhit haptazi në krah të demokratëve ishte një shenjë e qartë e qëllimeve të saj. Sipas një shkrimi të botuar në Daily Maill, Meghani po kërkon të krijojë lidhje të fuqishme me demokratët e vjetër, me synimin e një fushate për mbledhje fondesh me qëllim kandidimin e saj në presidencë. E gjithë kjo hipotezë e hedhur nga e përditshmja britanike mbështetet në faktet e marra nga një burim shumë i afërt me ish-kryministrin britanik Tony Blair. “Dukesha”, – vazhdon Daily Mail – “po shfrytëzon zhurmën e krijuar nga intervista me Oprah-n për t’i hyrë karrierës poltike, për të arritur deri në Shtëpinë e Bardhë. Natyrisht që nuk bëhet fjalë për një betejë të lehtë. Fakti që Meghani merr vesh se si funksion bota, tregon se duhet ketë kujdes me Kamala Harrisin, zëvendëspresidenten aktuale të Shteteteve të Bashkuara të Amerikës dhe kjo për faktin se në vitin 2024 Biden do të jetë 82 vjeç dhe Kamala 60, dhe kjo nuk është thjesht çështje moshe,”thuhet në faqet e gazetës. Tezën që Meghan synon politikën e mbështet fort dhe biografi i saj Omid Scobie, i cili gjatë një interviste dhënë vitin e kaluar për revistën Vogue, ka thënë që Meghan Markle nuk hoqi dorë nga nënshtetësia e saj edhe pas martesës me princ Harry –n me qëllim të mbante të hapur mundësinë për një kandidim të mundshëm në politikë.



















