
Kur mjekët e kuptuan se djali i Lorena Navarrete kishte një komplikacion të rrallë nga Covid 19 që prek të miturit, ishte shumë vonë për ta shpëtuar Emilion 16 vjecar. Lorena, e cila e kishte rritur e vetme të birin, jeton në jug të Kilit, në Puerto Montt. Ajo i tha rrjetit televiziv TVN se i biri, një djalë shumë social që adhuronte muzikën, u shua gati një javë pasi u ankua se ndihej i lodhur dhe i dhimbnin këmbët. Brenda pak ditësh, iu shfaqën pucrra në lëkurë, temperature e lartë dhe urinë e errët. Mjekët në spitalin e qytetit, të cilët ishin ndeshur me disa raste të rënda Covid, e kishin testuar vazhdimisht për koronavirus, por të gjithë rezultatet dilnin negative dhe ata nuk po e kuptonin dot se cfarë kishte. Në fund, sëmundja u arrit të identifikohej si Sindroma Inflamatore Multisistemike tek fëmijët. Por për Emilion nuk mund të bëhej më asgjë. Për shkak të protokolleve të rrepta shëndetësore, Lorena nuk mundi as të ishte pranë të birit në ato caste. Një punonjës I përcolli mesazhin e tij se e donte shumë dhe ktheu mesazhin e saj që I thoshte djalit se bashkë do të takohen shumë shpejt. Sindroma Inflamatore Multisistemike apo PIMS është një komplikacion mjaft i rrallë i lidhur me Covid 19, dhe zakonisht shfaqet dy deri në 6 javë pas infektimit, edhe në rastet asimptomatike.



















