Bebe Rexha e ka gjetur shpesh veten në qendër të kritikave për peshën e saj. Madje këngëtarja e pati pohuar dhe vetë më herët se dia stilistë nuk kishin pranuar ta vishnin, pikërisht për shkak të formave të saj jo konform standarteve të tyre të elegancës.
Beben sot kjo gjë nuk e shqetëson aspak. Ajo ka mësuar ta daojë trupin e vet ashtu sic është, dhe këtë mesazh përcjell edhe tek të tjerët. “Sa më shumë përpiqesha të isha e dobët si ato yjet e popit, me të cilat jam rritur ose me ato që shikoj tani, nuk mund ta bëja në një mënyrë natyrale apo të shëndetshme. Më pëlqen të ha. Stërvitem. Pi ujë. Bëj më të mirën time. Ndjek ritmin e trupit tim. Edhe pse ndonjëherë bëhet e vështirë gjithmonë tregoj dashurinë për trupin tim. Çdo trup është i bukur”, ka shkruar ajo dhe me kaq, ia dha përgjigjen të gjithëve!