Bota lufton prej një viti me koronavirusin dhe kësaj beteje ende nuk po i duket fundit. Por ndërsa sëmundja që nuk po e mposhtin dot as qeveritë më të fuqishme vazhdon të bëjë viktima, shefi ekzekutiv I BionTech, Ugur Sahin paralajmëron se kjo pandemi nuk është më e keqja më e madhe që bota ka parë. Në fakt, sipas krijuesit të vaksinës së Pfizerit, pandemitë e ardhshme mund të jenë edhe më shkatërruese dhe njerëzimi duhet të përgatitet edhe për situata të tilla.
“Qëllimi duhet të jetë që prodhuesit e ilaçeve dhe qeveritë të kenë kapacitet prodhues për të imunizuar të gjithë botën brenda tre muajsh pas administrimit të vaksinës së parë”, u shpreh ai. Sahin heq paralele me atë cfarë po ndodh sot. “Ne nuk ishim të përgatitur për të prodhuar doza të mjaftueshme për të gjithë popullsinë në këtë planet. Kjo duhet të ndryshojë. Ne duhet të jemi të përgatitur jo vetëm për të zhvilluar një vaksinë të shpejtë, por edhe për të prodhuar doza të mjaftueshme, ” shtoi ai.