KreuCelebrity

Po marrim vaksinën e AstraZeneca-s, por a ka vërtet rrezik?

Po marrim vaksinën e AstraZeneca-s, por a ka vërtet rrezik?

Vaksina e AstraZeneca u vlerësua për efektin, koston e avantazhet për t‘u ruajtur lehtë. Por po shfaqen dyshime lidhur me efikasitetin e saj. Disa vende kanë shqetësime serioze, madje kanë ndalur përkohësisht vaksinimin, thotë DW.  Edhe pse Organizata Botërore e Shëndetësisë këmbëngul se vaksina britaniko-suedeze është e sigurtë, Danimarka të enjten vendosi të ndërpresë për momentin përdorimin e AstraZeneca. Kjo vjen pas “raporteve të mpiksjeve të rënda të gjakut tek njerëzit e vaksinuar me vaksinën AstraZeneca”, tha ministria daneze e shëndetësisë në një deklaratë. “Ne kemi nevojë për sqarime përpara se të vazhdojmë të përdorim vaksinën nga AstraZeneca,” tha Søren Brostrøm, Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Shëndetësor danez, i cili këshillon dhe punon me Ministrinë e Shëndetësisë. Norvegjia ka ndjekur shembullin si rezultat i ngjarjes në Danimarkë. Shqetësimet pas rasteve të vdekjeve pas vaksinës janë rritur ditët e fundit, megjithëse ende nuk është provuar, nëse ato kanë lidhje me vaksinimin. Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) gjithashtu po analizon vaksinën e AstraZeneca pas njoftimeve për mpiksje të rënda të gjakut. Ndërkohë edhe Islanda e Rumania kanë pezulluar dhënien e vaksinës, kurse Italia e Austria ndaluan vaksinat e një furnizimi të caktuar, shkruan ZEIT online. Gjermania nuk e ka ndalur dhënien e vaksinës, por Instituti gjerman Paul Ehrlich po verifikon shqetësimet lidhur me Astra Zenecan.)

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF