Marsela Çibukaj tregoi se e vlerëson mjaft punën e bërë në kryeqytet nga kreu i bashkisë, Erion Veliaj. Fillimisht familja e saj kishte qenë skeptike për kthimin në Shqipëri, por qe bindur kur kishte parë ndryshimet që Tirana pëson vit pas viti.
“Mbaj mend frikën që kishin prindërit e mi, që vazhdojnë të jetojnë në Itali, për këtë vajzë që do kthehej në Shqipëri, se imagjinonin një Shqipëri shumë të egër, të paorganizuar. Çdo vit, sa herë që ata apo miqtë e mi italianë vijnë këtu, jam gjithmonë e më shumë krenare se i tregoj një rrugë që është bërë më mirë se vitin që shkoi, një çerdhe më afër shtëpisë se ç’ka qenë një vit më përpara. Kam qejf të mburrem para miqve të mi të huaj, se ndoshta në fillim na kanë parë pak me përbuzje në ato vite ku ishim të dëshpëruar, dhe më vjen mirë kur më marrin në telefon dhe thonë se duan të kthehen në Tiranë për së dyti a për së treti. Kjo do të thotë se ka një përmirësim dhe dua të besoj te përmirësimi që është në vazhdim, dua që të vazhdojë edhe në të ardhmen. Jemi të rinj, kemi dëshirë të shpresojmë që një ditë fëmijët tanë, familjet tona, qoftë edhe prindërit që mund të kthehen nga emigracioni prej shumë vitesh, të kenë atë standard jetese, ato kushte e ato mundësi si në të gjitha vendet e tjera të botës”, tregoi Marsela. Vetëm pak ditë më parë, vetë Veliaj tregoi se ka një lidhje të vecantë me këngëtaren, e cila qenka kushërirë e tij e largët.



















