Filmi ‘House of Gucci” me regji të Ridley Scott është nga eventet më të përfolura dhe që po pritet me padurim nga bota kinematografike dhe jo vetëm. Filmi pritet të dalë në sallë në 24 nëntor 2021. Por Patrizia Reggiani, e cila është dhe personazhi kryesor nga i cili është frymëzuar filmi, e veja e stilistit të famshëm italian Gucci, ka mbetur e zhgënjyer nga produksioni. Sipas avokatit të saj Daniele Pizzi, zonja Reggiani është shumë e nderuar që personazhin e saj do ta realizojë një aktore si Lady Gaga, por ajo priste që aktorja të shkonte ta takonte.
“Ajo nuk ka asnjë dijeni dhe askush nga produksioni nuk e ka kontaktuar”, eshtë shprehur ai. Xhirimet për filimin kanë filluar në Romë në muajin shkurt. Pas skenës së xhiruar në Val d’Aosta trupa është sposuar në qendër të Milanos. Pritet që trupa të xhirojë në Firence dhe në Komo. Filmi ka për protagonistë Lady Gagan në rolin e Patrizia Reggianit, Adam Driver në rolin e stilistit Maurizio Guccci, Al Pacino (Aldo Gucci), Jared Leto (Paolo Gucci), Jeremy Irons (Rudolfo Gucci) dhe Camile Cottin (në rolin e Paola Franch-it). Fillmi ka qendër proçesin Gucci, për vrasjen e stilistit të famshëm Maurizio Gucci, vrasje kjo e porositur nga e shoqja Patrizia Reggiani.