Këngëtari seksi Muluma ka bërë debutimin e tij të parë në show-n televiziv Ellen DeGeneres, ditën e djeshme nga shtëpia e tij në Majami. Në një lidhje në platformën Zoom, ai ka rrëfyer se është shumë i lumtur dhe krenar për origjinën dhe vendin e tij të lindjes, Kolumbinë. Maluma ka shtuar se ai atje ka dhe një fermë me shumë kafshë. 27 vjeçari bukurosh ka shpjeguar se në fermë janë 25 kuaj, lopë, pula, zogj dhe shumë e shumë kafshë të tjera. “Sa herë që jam atje, ndjej lidhjen shpirtërore që kam më këtë vend… e dua vërtetë” eshtë shprehur ai.
“Madje ka raste që harroj të lahem…”- ka shtuar këngëtari me buzën në gaz.Gjatë intervistës Maluma ka prezantuar dhe këngën e tij më të fundit “Agua de Jamaica”. Duke i dhënë bisedës tone më serioze këngëtari ka pohuar gjithashtu se në ditët e sotme është shumë e vështirë të gjesh miq të vërtetë në industrinë e muzikës.



















