Edhe pse diskutohej prej kohësh lidhja e saj me Alban Hoxhën, cifti vetëm së fundi e konfirmoi. Ndërkohë, kjo ishte një histori që zgjaste prej pesë vitesh, dhe është komentuar shumë nga publiku pavarësisht se këngëtarja është përpjekur ta mbajë larg vëmendjen jetën private.
Çiljeta u shpreh së fundi se ajo ka një raport të shkëlqyer me nënën e Albanit, e këtë e tregoi edhe më urimin që i bëri asaj për 8 mars. Këngëtarja ka publikuar një video ku tregon se vjehrra ose siç e quan ajo “mama numër 2” po gatuan, ndërsa e thërret me përkëdheli “Muçi”.



















