
Jennifer Lopez postoi foton e parë nga koleksioni i saj i ri me Designer Shoe Warehouse, dhe të gjithë u fiksuan pas pamjes së këngërtares së famshme. Fustani i carë dhe sandalet me takë të lartë e morën menjëherë pëlqimin e fansave.
“ Është zyrtarisht sezoni I sandaleve dhe pranverës së re! Koleksioni JLOJenniferLopez mbërriti në at @DSW!”, ka shkruar ajo. Koleksionin e saj të parë me Designer Shoe Warehouse, 51 vjecarja e nxorri në fillimin e 2020-tës, me cmime që varionin nga 59 në 189 dollarë.



















