Teksa pritet që spektakli i humorit ‘Portokalli’ të nisë sezonin e ri është zbuluar edhe emri i bukuroshes që do të moderojë krah Salsano Rrapit.
Me largimin e Eneda Tarifës burime për ‘Anabel.al’ kanë zbuluar se Fjoralba Ponari do të jetë moderatorja e re e programit të humorit në Top Channel.
Pak ditë më parë Ponari tregoi në instagram se pas përfundimit të programit “Më thuaj një dëshirë” me të cilin ajo po impenjohet aktualisht, bukuroshja ka mundësi të nisë një tjetër projekt, që duket se ishte Portokalli.
Ditët e fundit Fjoralba Ponari ka qenë e izoluar në shtëpi për shkak të infektimit me Covid dhe menjëherë pasi të marrë veten bukuroshen e ekranit e presin impenjime të reja.