KreuCelebrity

Angelina Jolie shet dhuratën e Brad Pitt për një shumë marramendëse!

Një pikturë e rrallë e Winston Churchill që Brad Pitt i ka dhuruar Angelina Jolie kur ishin të martuar, tashmë është shitur!

Nuk dihet arsyeja, por aktorja dhe regjisorja Jolie vendosi ta nxjerrë në ankand pikturën e quajtur “Tower of Koutoubia Mosque” e cila u shit për një vlerë prej 11.5 milion $.

Vepra u krijua nga Churchill, dhe ju dhurua ish-presidentit të Amerikës, Franklin D. Roosevelt. Ish- çifti i Hollywood, Angelina-Brad e pëlqenin shumë punën e Churcill dhe në vitin 2011 Brad vendosi t’i dhuronte asokohe bashkëshortes së tij një pikturë nga Churcill të cilën e bleu për 2.95 milion dollar.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF